Terma dhe Kushte

Terma dhe Kushtet e Përdorimit të Platformës UPLINKU

Këto Terma dhe Kushte rregullojnë përdorimin e platformës së reklamimit të ofruar nga "UPLINKU", në vijim "Ne" ose "Ofruesi i Shërbimit".

Nëse ju ("Ju" ose "Pala 2") pranoni këto Terma dhe Kushte, atëherë do të konsiderohet se keni lidhur një marrëveshje të detyrueshme me Ne.

1. Objekti i Marrëveshjes

1.1. Ofruesi i Shërbimit ofron mundësinë për të reklamuar biznesin tuaj në platformën tonë online, duke përfshirë përdorimin e logos dhe të dhënave të tjera të biznesit.

1.2. Ju na jepni të drejtën për të përdorur logon dhe të dhënat e tjera të biznesit vetëm për qëllime reklamimi dhe sipas kushteve të përcaktuara këtu.

1.3. Reklamimi i biznesit tuaj do të bëhet pa pagesë gjatë periudhës së kësaj marrëveshjeje.

2. Detyrimet e Palëve

2.1. Detyrimet tona:

  • Ne do të përdorim logon dhe të dhënat e biznesit tuaj në përputhje me udhëzimet që na jepni.
  • Ne do të sigurojmë që materialet e reklamimit të përmbajnë informacionin dhe mesazhet e përshtatshme për biznesin tuaj.

2.2. Detyrimet tuaja:

  • Ju keni të drejtën të kontrolloni përmbajtjen e reklamave para publikimit dhe të kërkoni ndryshime brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit për publikim.
  • Ju garantoni që të dhënat dhe materialet e ofruara janë të sakta dhe të përditësuara.
  • Ju duhet të na njoftoni për çdo ndryshim të të dhënave brenda 5 ditëve.

3. Përdorimi i Logos dhe Materialeve

3.1. Ne do të reklamojmë logon tuaj në formatin që na vendosni në dispozicion, pa kryer ndryshime.

4. Kohëzgjatja dhe Përfundimi

4.1. Kjo marrëveshje fillon në datën e pranimit dhe do të jetë e vlefshme për një periudhë 1-vjeçare.

4.2. Secila palë ka të drejtën e rinovimit duke njoftuar palën tjetër të paktën 30 ditë para përfundimit të periudhës.

4.3. Këto Terma dhe Kushte mund të ndryshohen vetëm me miratim paraprak nga të dyja palët.

4.4. Çdo palë ka të drejtën të përfundojë marrëveshjen në çdo kohë me një njoftim paraprak prej 30 ditësh.

5. Njoftimet

5.1. Të gjitha komunikimet do të dërgohen në adresat elektronike të regjistruara gjatë procesit të regjistrimit.

6. Dispozita të Përgjithshme

  • Përdorimi i platformës tonë nënkupton pranimin e këtyre Terma dhe Kushteve.
  • Ofruesi i Shërbimit rezervon të drejtën të modifikojë Terma dhe Kushtet në çdo kohë dhe ndryshimet do të jenë efektive menjëherë pas publikimit në website.